PD kërkon faljen e gjobave të makinave


PD kërkon faljen e gjobave të makinave

15:36 18/02/2014 edi palokaShqetësimin e qytetarëve për vënie apriori të gjobave nga policia rrugore demokratët e kanë dërguar në kuvend. I kanë kërkuar zyrtarisht parlamentit anullimin e të gjitha gjobave, nëse qytetarët nuk janë njoftuar brenda 30 ditëve, ashtu si parashikohet në kodin rrugor në nenin 199 të tij.

Kryetari i grupit parlamentar të demokratëve Edi Paloka sqaron se i takon parlamentit përmes komisionit për të Drejtat e Njeriut që të ushtrojë të drejtën e tij për të kontrolluar dhe verifikuar shqetësimet e drejtuesve të automjeteve lidhur me numrin e lartë të masave admisnitrative që janë marrë ndaj tyre nga uniformat blu.

Sipas policisë së shtetit deri në muajin Janar janë gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.





Të ngjashme