PD kërkon komison hetimor për përgjimet


PD kërkon komison hetimor për përgjimet

15:13 11/07/2016

Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e një komisoni hetimor në lidhje me atë që ajo e cilëson, krim shtetëror të përgjimit të paligjshëm. Kërkesa u depozitua nga Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, i cili tha se hetimi parlamentar do të zbardhë rrethanat dhe faktet e këtij skandali.

Flamur Noka, Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë PD:

Eshtë provuar dhe vërtetuar botërisht se në mes të muajit mars, në Shqipëri hyri pa u deklaruar dhe regjistruar në doganë një paisje përgjuese IMSI-Catcher, dhe u përdor më tej kjo paisje për interesat e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, pa pasur autorizimin e Prokurorit të Përgjithshëm, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta. Qëllimi i Komisionit Hetimor është shqyrtimi i fakteve, provave dhe rrethanave, që dëshmojnë mënyrën e administrimit dhe përdorimit të pajisjes “IMSI Catcher” nga Policia e Shtetit.”

Sipas demokratëve vetëm një hetim parlamentar do të bënte të mundur zbardhjen e të vërtetës, pasi opozita thotë se kryeministri Rama po ushtron presion mbi drejtësinë për ta mbyllur çështjen.

Tv Klan






Të ngjashme