PD kërkon Majkon në Parlament – (27 Korrik 1999)


PD kërkon Majkon në Parlament – (27 Korrik 1999)

12:17 27/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Opozita ka kërkuar sot thirrjen në parlament në interpelancë të kryeministrit Majko për të paraqitur projektet konkrete në prag të Samitit të Sarajevës për Paktin e Stabilitetit. Kërkesa e paraqitur nga nënkryetarja e parlamentit Jozefina Topalli në mbledhjen e byrosë parlamentare nuk është përkrahur.

Gjithashtu demokratët kanë testuar edhe dy projektligjet për statusin e deputetit dhe atë të nënpunësit civil. Të premten deputetët do të zhvillojnë seancën e fundit parlamentare për këtë sezon për të vazhduar më pas pushimet verore./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme