PD kërkon shkarkimin e Artur Bushit


PD kërkon shkarkimin e Artur Bushit

17:51 22/05/2016

Partia Demokratike ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Artur Bushit nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Krujës.

Sipas opozitës, Bushi ka deklaruar vetëm një pjesë të së shkuarës së tij kriminale, por ajo thotë se edhe kjo mjafton që ai të lerë detyrën.

Demokratët kanë protestuar para Bashkisë së Krujës dhe kanë kërkuar hetim të plotë për të zbuluar se çfarë ka fshehur Bushi në formularin e vetëdeklarimit, siç e kërkon Ligji për Dekriminalizimin.

Bushi shënonte në formular se ishte proceduar në Itali për trafik droge, por ishte shpallur i pafajshëm.

Tv Klan






Të ngjashme