PD: Kitet u blenë me 4-fishin e vlerës së tyre
“Nuk ka transparencë të tenderëve sekretë”
Partia Demokratike denoncoi këtë të martë çmimet e kiteve që përdoren për testimet e të dyshuarve me COVID-19.
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë se përmes tenderave sekrete i kanë blerë kitet sa 4-fishi i vlerës që këto pajisje zhdoganohen.
Ndërsa nga Kruja, ish-deputetet e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe Orjola Pampuri, akuzuan qeverinë si përgjegjëse për përhapjen e COVID-19 nëpër fasoneri.
Albana Vokshi: Ka refuzuar t’i mbylli sepse ai nuk do që të paguajë pagat për rreth 70 mijë gra dhe vajza që punojnë nëpër këto fasonëri, duke rrezikuar jetën e tyre, familjet e tyre.
Orjola Pampuri: Rreth 5000 gra dhe vajza të punësuara në rrethin e Krujës, mbyllja e këtyre fasonerive është kushti kryesor. Edi Rama të lërë një aferë më pak, një vjedhje më pak dhe të përkushtohet të mbështesë këto gra dhe vajza.
Në zonën e Krujës funksionojnë rreth 20 fasoneri, një pjesë e të cilave janë mbyllur pas rasteve të para me COVID-19.
Tv Klan