PD: Klement Balili ka mbrojtjen e Kryeministrit
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka për të shpëtuar Klement Balilin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në selinë blu tha se ndonëse për Balilin ka një urdhër arresti, Kryeminstri i jep mbrojtje, nuk e arreston.
Sipas demokratëve, Balili ruhet nga shefat e policisë ndërsa pushon në hotelin e tij luksoz në Sarandë.
Tv Klan