PD denoncon rishfaqjen e Klement Balilit
Partia Demokratike publikoi dy fotografi, që sipas saj, faktojnë se ish – Drejtori i Transporteve në Sarandë, Klement Balili, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge, ndodhet në territorin shqiptar.
PD thotë se personi mbi skaf është Klement Balili, duke shijuar ditët e nxehta në det në një kompleks turistik të Sarandës. Partia Demokratike bën përgjegjës Kryeministrin Rama, që sipas opozitës, i ka siguruar Balilit paprekshmërinë.
Demokratët thonë se, dëshmitë nga vendngjarja konfirmojnë gjithashtu se Balili ka qënë i shoqëruar nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj, në resortin turistik ku po pushonte.
Opozita thotë se Kryeministri Rama po sfidon DEA – n amerikane duke mbrojtur Klement Balilin./Tv Klan