PD: Kompania e Begos ka përfituar 10 milionë Euro para publike
Demokratët kanë vijuar me akuzat në adresë të Taulant Ballës, i cili sipas tyre ka favorizuar Edmond Begon, biznesmenin e kapur në fundjavë dhe të liruar ditën e mërkure nga policia greke, për të përfituar para publike.
Në dokumentat e publikuar nga selia blu rezulton se Bega me kompaninë tij “Inerte Express” ka përfituar 10 milionë Euro që nga viti 2015 si nënkontraktor i kompanisë greke që po ndërton autostradën Tiranë-Elbasan.
Tv Klan