PD: Kompania e themeluar nga Beqaj merr paratë publike
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është vënë sërish në qendër të akuzave të opozitës. Demokratët thonë se 320 milionë lekë i kanë kaluar kompanisë
Intech Plus
, të themeluar prej tij, për një tender në Ministrinë e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë
Fastech
.
Grida Duma – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në PD:
“Në fillim të këtij viti kompania e themeluar nga Beqaj ka marrë 320 milionë lekë për një shërbim për Ministrinë e Jashtme. Fastech, është thjeshtë një mbulesë për paratë që merr kompania e Beqës. E kanë rregulluar që të futen si bashkim operatorësh, ose që t’i marrë Fastech, pastaj librat e shitjes tregojnë se punët i bën Intech, pra paratë në fund i merr Beqaj.”
Demokratët e akuzojnë Ministrin Beqaj se, që pas ardhjes të së majtës në pushtet, kompania
Intech
ka përfituar 28 tendera, që kapin vlerën e 12 milionë dollarëve.
Ndërsa Ministri u është përgjigjur këtyre akuzave duke thënë se ka hequr dorë nga kjo kompani përpara se të merrte postin e Ministrit.
Jolldiz Mitro/Tv Klan