PD kritika për raportin e ekspertëve suedezë për zgjedhjet lokale – (22 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
“Grupi i ekspertëve suedez nuk ishte grup hetimor ashtu siç kërkoi Partia Demokratike”. Kështu ka deklaruar sot sekretari për burimet njerëzore, në selinë blu, Fatos Beja, i cili shtoi se këta ekspert kanë parë listat që iu dha qeveria dhe nuk kanë parë 600 mijë emrat e përjashtuar nga votimi.
Ndërkohë Beja tha, se raporti i tyre është keqinterpretuar nga qeveria. 1% në lista tha ai, ka gabime identifikimi, 5% gabime të ndryshme dhe 15% ka qenë i deformuar sistemi kompjuterik, gjë që çon në 26% gabimet me listat e zgjedhësve.
Ndërsa sipas KQZ dhe ekspertëve suedezë, mangësitë në lista, janë vetëm 1%, gjë që nuk ka ndikuar në rezultatet përfundimtare. Kështu KQZ, do të bëjë rishikimin e listave e jo lista të reja./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego