PD kthehet në Parlament (21 Korrik 1999)


PD kthehet në Parlament (21 Korrik 1999)

09:22 21/07/1999

Partia Demokratike rikthehet në Parlament. Grupit të deputetëve të opozitës i ka paraprirë lideri demokrat Sali Berisha.

Sali Berisha: Ne kthehemi në Parlament pas ndryshimesh ndër më të thellat që janë realizuar pas çlirimit të Kosovës dhe daljes në distancë të PD-së si forca më e fuqishme politike e vendit, lokomotive e vërtetë e atyre ndryshimeve për të cilat shqiptarët presin që nëpërmjet tyre dhe shpresave të mëdha që kanë tek PD të realizojnë me atë shpejtësi që Bashkësia Ndërkombëtare, Komuniteti Ndërkombëtar, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara kërkojnë paktin me paqen, paktin me prosperitetin, paktin me stabilitetin, paktin me sigurinë, paktin me të ardhmen.

Pasi kanë hyrë në Parlament Genc Pollo ka lexuar një deklaratë. Ai ka theksuar se gjyqi politik ndaj opozitës tashmë ka dështuar. Pollo i propozoi deputetëve dhënien e titullit Qytetar Nderi të Shqipërisë, Presidentit Amerikan Bill Klinton. /tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme