PD kundër dekorimeve të Mejdanit – (17 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Demokratët kanë protestuar ndaj dekorimit të disa prefekturave nga presidenti Mejdani. Sipas nënkryetarit Pollo, kjo është një luftë e hapur politike pasi ato që përballuan fluksin e të ardhurve nga Kosova, ishin bashkitë dhe këshillat e rretheve. Ndërkohë që burime pranë presidencës, sqarojnë se këto dekorata nuk i janë prefektëve por prefekturave. Sipas tyre gjithkush e di në Shqipëri se ky institucion i pushtetit lokal përfshi bashkitë dhe komunat të PD dhe PS.
Pollok a theksuar se ky jo vetëm se është një mos respect ndaj pushtetit lokal por edhe një sulm tendencioz ndaj opozitës që ka shumicën në pushtetin lokal./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego