PD kundër privatizimit të Albtelekomit para zgjedhjeve – (14 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partia Demokratike ka reaguar kundër privatizimit të Albtelekomit. Sipas sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie Ridvan Bode, momenti i zgjedhur nga qeveria për të filluar procesin e privatizimit është shumë i papërshtatshëm, pasi vendi është në prag të fushatës elektorale dhe administrata shtetërore është e paralizuar.
Privatizimi i sektorëve strategjik, tha ai, nuk mund të lihet në fund të një mandati qeverisës dhe pa një diskutim të plotë jo vetëm me pjesëmarrjen e pozitës dhe opozitës, por dhe opinionit publik. Gjithashtu PD ka kundërshtuar privatizimin e Albtelekomit pasi sipas saj, përjashton biznesin vendas./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego