PD: Kuvendi të shpallë të pavlefshëm mandatin e Ramës
Partia Demokratike i kërkon Kuvendit të konstatojë papajtueshmërinë me funksionin e Kryeministrit dhe të deklarojë mbarimin e mandatit të Edi Ramës në bazë të nenit 71 të Kushtetutës.
Reagimi i opozitës vjen pas ekspozitës së pikturave që Kryeministri Edi Rama ka hapur në Berlin.
Demokratët thonë se hapja e ekspozitave dhe shitja e veprave të artit gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit e bën të pavlefshëm mandatin e Edi Ramës.
Sipas opozitës nga shitja e krijimtarisë së tij kreu i qeverisë ka deklaruar më 3 vjet 79 milionë lekë, duke shkelur hapur Kushtetutën dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.
Tv Klan