PD lë të hapur ftesën ndaj mazhorancës, PS nuk pranon – (3 Shkurt 2001)


PD lë të hapur ftesën ndaj mazhorancës, PS nuk pranon – (3 Shkurt 2001)

22:01 03/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike ka lënë të hapur ftesën ndaj mazhorancës, për të marrë pjesë në tryezën parazgjedhore. Sipas krerëve të lartë demokratë, mbledhja e kësaj tryeze do të zgjidhte problemin e listave të KQZ, ndarjen e zonave elektorale, etj. Por edhe sot selia rozë ka dhënë të njëjtat sinjale. Sekretarja e marrëdhënieve me jashtë në PS, Arta Dade, deklaroi se nuk ka dialog jashtë institucioneve.

Arta Dade:- “Mua më duket, si muzikë në veshët e mi, që Berisha do të iniciojë ndonjë tryezë për çështje të demokracisë në Shqipëri. Ftesat në përgjithësi vijnë në mënyrë institucionale, deri më sot nuk na ka ardhur ndonjë ftesë e tillë”.

Këtë qëndrim PD e konsideron mungesë vullneti për t’i hapur rrugë një procesi zgjedhor normal./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme