PD mbledh grupin parlamentar, diskutohen masat për protestën e së martës
Protesta e biznesit të vogël të martën në mesditë duke mbyllur qepenat për 1 orë kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së ka qenë në qendër të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike pasditen se së hënës.
Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura për më shumë se 90 minuta është vendosur që deputetë të Partisë Demokratike të dalin në terren për të mbështetur protestën e biznesit.
Deputetet demokratë do të bojkotojnë punimet e komisioneve parlamentare të martën për t’iu bashkëngjitur protestës.
Deputetët demokratë kanë vendosur edhe për hapat e tjerë të asaj që e quajnë mosbindje civile.
Tv Klan