PD: Me Xhafajn ministër shanset për hapjen e negociatave janë zero
Partia Demokratike ka marrë pjesë ditën e mërkurë në dy komisione parlamentare, atë të Ekonomisë dhe Sigurisë Kombëtare, duke denoncuar edhe njëherë, se sipas tyre me Fatmir Xhafajn ministër të Brendshëm, shanset që Bashkimi Europian të hapë negociatat me Shqipërinë janë zero.
Në Komisionin e Ekonomisë, ndërhyrjet e opozitës kanë bërë që kryetari socialist Erion Braçe të mbyllë mbledhjen pa diskutuar çështjet e rendit të ditës. /abcnews.al