PD: Miratimi automatikisht i listave për KLGJ e KLP, nul


PD: Miratimi automatikisht i listave për KLGJ e KLP, nul

15:45 09/02/2018

Mungesa e pranisë së 94 deputetëve në seancë plenare teksa pritej votimi  10 anëtarëve jo gjyqtarë, e jo prokurorë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit e Prokurorisë për demokratët e bën nul miratimin automatikisht nga Kuvendi  të dy listave. Oerd Bylykbashi sqaron se bazuar në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe atë të Kolegjit Zgjedhor duhet kuorumi prej 2/3 të deputetëve.

Ndryshe nga ambasadori amerikan, demokratët thonë se shorti ndonëse ishte përzgjedhur si mekanizëm zhbllokues për zgjedhjen e 10 anëtarëve të KLGJ-së e KLP-së prodhoi paligjshmëri.

Në lidhje me qëndrimin e Ambasadorit amerikan, Donald Lu se politikanë të djathtë e të majtë kanë frikë nga drejtësia Bylykbashi dha këtë përgjigje.

“Unë e kam orën më të lirë së makina e kryeministrit. Skam frike nga reforma në Drejtësi. Ata që duhet të kenë frikë janë ministrat, kryetare bashkish dhe   Edi Rama që i mban ata”.

Ndonëse e cilësojnë antikushtetuese procedurën e kuvendit dhe nul miratimin automatikisht të dy listave, demokratët ende nuk kanë një vendim për ta atakuar në Gjykatë Kushtetuese, pasi sipas tyre vakancat në këtë institucion e pamundësojnë një gjë të tillë.

Tv Klan






Të ngjashme