PD mitingu në shesh, Sali Berisha – (12 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Demokratët kanë dalë sot sërisht në sheshin Skënderbej kësaj here për të përkujtuar 18 mujorin e vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Megjithë shiun që binte, anëtarët dhe simpatizantet e PD qëndruan në shesh duke kërkuar gjetjen e vrasësve të Azem Hajdarit dhe rrëzimin e qeverisë. Të ngrihemi tha Berisha të vendosim demokracinë dhe të shpëtojme lirinë.
Sali Berisha, kryetar i PD:- “Të ngrihemi të shpëtojmë shqipërinë nga kusarët, të ngrihemi të shpëtojmë shqiperinë nga tradhëtarët. Të ngrihemi të shpëtojmë shqipërinë nga terroristët, të ngrihemi të shpëtojmë idealet e Azem Hajdarit”.
Sllobodanët tha më tej Berisha pasi vranë Azemin duan të na vrasin të gjithëve, por ne nuk do ti lejojmë kusarët të shkelin mbi vlerat tona të demokracisë dhe dinjitetit njerëzor. Demokratët u shpreh ai do ti jpin përgjigjen që meritojnë Paskalëve dhe tradhëtarëve.
Sali Berisha, kryetar i PD:- “Po na u prek vota, jemi luftetarët e lirisë, vota dhe flamuri, zoti dhe shqipëria janë besimet tona”.
Perkrah liderit demokrat është shfaqur në mitingun e sotëm avokati Spartak Ngjela. Shoqëria shqiptare tha ai kërcënohet nga varfëria në njërën anë dhe krimi në anën tjetër. Ndaj ka ardhur koha për përmbysjen tjetër të madhe./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego