PD mospërfillëse ndaj krijimit të Partisë Reformatore – (26 Dhjetor 2000)


PD mospërfillëse ndaj krijimit të Partisë Reformatore – (26 Dhjetor 2000)

10:52 26/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Partia Demokratike sheh me mospërfillje krijimin e partisë së reformatorëve. Krerët demokratë janë shprehur se PD jemi ne dhe nuk ka nevojë për ndonjë Parti Demokratike të re. Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Pjetër Arbnori dhe deputeti Pal Dajçi, kanë reaguar sot ndaj idesë së reformatorëve për të mbledhur ne PD e re, të gjithë politikanët e djathtë që janë distancuar nga Berisha.

Pjetër Arbnori:- “Parti kemi mjaft edhe të reja le të formohen sa të duan, nuk prish punë. Reformatorët e dinë vetë se çfarë mund të arrijnë me këtë parti”.

Pal Dajçi:- “Ata kanë kohë që po mundohen ta krijojnë këtë parti, tani meqenëse krijuan kushtet për të krijuar partinë le ta krijojnë, nuk do i sjellin ndonjë të keqe vendit, apo PD. Mendoj se kjo parti e re nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh në elektoratin e PD”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme