PD: Në krye të burgjeve një përfaqësues i PS


PD: Në krye të burgjeve një përfaqësues i PS

15:23 24/10/2018

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi publikoi të dhëna se drejtori i sapoemëruar i policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri ka qenë kryetar i KZAZ Nr. 27 në Tiranë si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Duke marre shkas nga angazhimi partiak i Bardhyl Kaçorrit, Partia Demokratike e konsideroi emërimin në kundërshtim me ligjin, që përcakton se “Policia e Burgjeve është strukturë e depolitizuar”.

Në përgjigjen e saj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nuk e mohoi angazhimin e Bardhyl Kaçorrit si komisioner i Partisë Socialiste, por ajo tha se kjo ka ndodhur në zgjedhjet e vitit 2013, kur ai nuk mbante asnjë detyrë shtetërore. Ministrja tha se Kaçorri u zgjodh në detyrë për eksperiencën e tij dhe jo për aktivitetin e tij si qytetar.

Tv Klan






Të ngjashme