PD: Njerëz të Tahirit në grabitjen e Rinasit
Partia Demokratike paralajmëron se të hënën do të paraqesë prova që vërtetojnë implikimin e policisë dhe të njerëzve Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në grabitjen e 1 milion eurove në pistën e “Rinasit”.
Deputeti Alban Zeneli deklaroi se nesër do të publikohen foto dhe video që faktojnë përfshirjen e Tahirit në këtë grabitje.
Sipas Partise Demokratike, kur kanë kaluar 18 ditë nga grabitja askush nuk mban përgjegjësi për atë që ndodhi. Opozita ka akuzuar vazhdimisht Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm si të përfshirë në këtë ngjarje dhe se po bëjnë gjithçka që ta mbyllin atë.
Tv Klan