PD: Nuk lejuam Ramën në Shkodër
Një grup qytetarësh, mbështetës të Partisë Demokratike në Shkodër u mblodhën në një tubim të organizuar nga deputetë të kësaj force politike, kundër një vizite që sipas tyre, Kryeministri Rama kishte planifikuar ne kryeqendrën e veriut.
Por Kryeministria reagoi ndaj këtij tubimi duke thënë se kreu i qeverisë nuk ka pasur asnjë plan për të vizituar Shkodrën.
Sipas Kryeministrisë, vizita e tij në veri është shpikur dhe supozuar nga Partia Demokratike me qëllimin për të nxitur tension të kotë në luftën e dëshpëruar me pafuqinë saj .
Kryeministria sqaron më tej se kreu i qeverisë, ditën e shtunë ishte në një aktivitet në Vlorë me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik, ku nëna e tij Aneta Rama nderohet nga Urdhëri i Stomatologëve të Shqipërisë, si gruaja e parë në këtë shërbim.
Por Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat, insistoi në variantin e saj se Kryeministri e anuloi vizitën në Shkodër pasi ka frikë nga shkodranët dhe protestat.
Tv Klan