PD nuk pyet policinë: “Do zhvillojmë mitingun në datën 29” – (26 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Partia Demokratike do të zhvillojë mitingun e saj në orën 17 të datës 29 në sheshin Skënderbej. Zëdhënësi i saj Edi Paloka, ka deklaruar sot se me leje ose jo të policisë, militantët e PD do të dalin në shesh, pasi mitingu është deklaruar që në datën 3 Shtator.
Ndërkohë Drejtoria e Policisë së Tiranës, ka publikuar se leje më datën 29 për të zhvilluar miting në shesh, i është dhënë PS, e cila ka bërë e para kërkesën. Partia Demokratike do të lejohet të zhvilloj miting në sheshin Skënderbej në datën 28.
Edi Paloka, Zëdhënës i PD:- “Ne nuk i marrim leje askujt. Ne i kemi zbatuar të gjitha rregullat, sipas rregullave që këta kanë vendosur, por në qoftë se këta për të krijuar konflikt, apo për qëllimet e tyre sajojnë gjëra të tilla, atëherë ne detyrohemi, t’ju përgjigjemi ndryshe”./tvklan.al