PD nuk shkon në tryezën e partive, pa u zgjidhur manipulimet e 1 Tetorit – (15 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Partia Demokratike dhe pas konkluzioneve të BE-së, për tryezën e partive politike, nuk do të marrë pjesë në diskutime pa iu kthyer edhe njëherë zgjedhjeve lokale të 1 Tetorit. Le të tërhiqet pala tjetër tha sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Pjetër Arbnori, nëse duan që të arrihet dialogu.
Pjetër Arbnori:- “Po qe se bisedojmë pa shqyrtuar çështjen e shkeljeve dhe manipulimeve të 1 Tetorit, ne nuk mund të bëjmë hapa të tjera përpara. Hapa të tjera do të bëhen përpara dhe jam i bindur që tryeza do të shkojë mbarë, në qoftë se shqyrtohen ato çështje që kanë kërkuar ata dhe që kemi kërkuar ne. Ne kemi kërkuar që të shqyrtohet çështja e manipulimeve të 1 tetorit. Unë jam dakord për tryezën dhe për bisedimet politike mes partive”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego