PD nuk tërhiqet as pas presionit të ndërkombëtarëve


PD nuk tërhiqet as pas presionit të ndërkombëtarëve

15:30 29/03/2017

Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e 41-të. Shumë ujëra kanë rrjedhur nga nisja e saj, me kërkesa nga CDU – CSU dhe ambasada amerikane për të hyrë në zgjedhje dhe për t’i dhënë fund bojkotit të parlamentit, por qëndrimi i opozitës mbetet i njëjtë si ditën e parë.

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së: “Po nuk u krijuan kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme nuk do të këtë zgjedhje as në Kavajë dhe as në 18 qershor, nuk do ketë zgjedhje me Ramën kryeministër pa u krijuar kushtet për një qeveri teknike.”

Kryeministri Rama ka deklaruar se do të shkojë në 18 qershor në zgjedhje edhe pa opozitën. Por aleati i tij Ilir Meta në këtë pikë frenon. Demokratët shohin arrogancë tek qëndrimi i Socialistëve dhe logjikë tek ai LSI –së.

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së: “Një pjesë e maxhorancës bën arrogantin, Rama….pjesa tjetër përditë bën deklarata që janë koshiente që s’ka zgjedhje pa opozitën ndryshe nga sa pretendon Rama. Të ulemi të diskutojmë, koha kur Rama fliste për negociata për të diskutuar kodin zgjedhor u dogj se ne paraqitëm kërkesat në komision.”

Zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung foli për dëmtim të marrëdhënieve nëse Partia Demokratike do të bojkotonte zgjedhjet dhe nuk do të kthehej në Kuvend. Por, a i ka cenuar deri më tani qëndrimi i opozitës marrëdhëniet me ndërkombëtarët?

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së: “Nuk është letër e CDU, por një anëtari të një komisioni. Në atë letër shkruhet që edhe CDU edhe Europa është e shqetësuar për kanabisin, shumë për zgjedhje të lira e të ndershme, është mbështetje e hapur për PD. Ju mendoni që vizita e Bashës në SHBA është shenjë se po prishim marrëdhënien. Media pranë Trumpit çfarë tha për mbështetjen e Uashingtonit. Nëse ju mbështetjen e senatoreve doni ta hidhni poshtë nga një media pranë Rames.”

Lulzim Basha thotë se kauza e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme ka mbështetjen e Uashingtonit dhe së fundmi edhe atë të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Urban, me të cilin kreu i opozitës u takua gjatë punimeve të Kongresit të Partive Popullore Europiane që po zhvillohet në Maltë.

Tv Klan






Të ngjashme