PD: Pajisja e përgjimit në duart e Tahirit


PD: Pajisja e përgjimit në duart e Tahirit

17:07 17/05/2016

Partia Demokratike reagoi sërish për pajisjen e përgjimit, duke thënë se me kete akt Ministri i Brendshëm ka arritur një nivel edhe më të lartë kriminal.

Arben Ristani, Sekretarit të Përgjithshëm:

“Paisja e përgjimit gjendet prej disa kohësh në duart e Saimir Tahirit dhe përgjimi është kryer. Ky krim shtetëror e kapërcen masën e mundësive të Tahirit dhe është drejtpërdrejt përgjegjësi e Edi Ramës.Edi Rama është nën akuzë për këtë krim shtetëror, dhe sa më shumë hesht, aq më shumë e rëndon pozicionin e tij në këtë shkelje brutale të ligjit, të kushtetutës dhe të çdo normë demokratike.”/

tvklan.al






Të ngjashme