PD paralajmëron protesta masive, kundër manipulimit të votave – (22 Tetor 2000)


PD paralajmëron protesta masive, kundër manipulimit të votave – (22 Tetor 2000)

20:26 22/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Duke filluar nga dita e enjte, Partia Demokratike do të dalë, në të gjitha sheshet e qyteteve te Shqipërisë, në protesta masive, kundër manipulimit të votave. Numri dy i PD, Jozefina Topalli, si dhe drejtuesit e lartë demokrat, Minarolli e Memia, deklaruan se për sa kohë që nuk realizohen kërkesat e kësaj partie për shpërbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor, anulimin e kodit elektoral, ribërjen e listave te votuesve dhe dënimin e manipuluesve, Shqipëria s’do të ketë stabilitet.

Jozefina Topalli, Nënkryetare e PD:- “E rëndësishme është që këto protesta do të jenë shumë masive dhe me këtë pjesëmarrje të qytetarëve shqiptarë, në këto protesta, do i bëhet e ditur edhe nëpërmjet formave të tjera, përveç konferencave të shtypit, shifrave dhe fakteve, që ne kemi përgatitur, se shqiptarët nuk mund të pranojnë të tilla zgjedhje”./tvklanal

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme