PD: Pas biznesit të kanabisit fshihen drejtues të SHISH dhe SHKB
Partia Demokratike përmendi të tjerë emra drejtuesish të Policisë së Shtetit, që sipas saj janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit. Nënkryetari Edi Paloka tha se pjesë e këtij biznesi është edhe Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, në Berat.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka: “
Të dhënat flasin se drejtori i SHISH në këtë zonë, është paguar më 270 mijë euro që të mos raportojë parcelat me drogë. Dritan Lena, që me Edi Ramën u bë drejtor i policisë së Qarkut Lezhë, u hetua nga shërbimi i kontrollit të brendshëm, kur ishte shef i krimeve tek komisariati katër, dhe rezultoi se kishte marrë shuma parash nga një grup trafikantësh të drogës që kishin tre parcela hashashi në zonën e Zall Bastarrit”.
Paloka tha se nga Shërbimet Partnere dhe ato të Inteligjente vendase në hartën e drogës rezultojnë të përfshirë edhe drejtues të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në jug të vendit.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka:“Specialisti i SHKB-se Robert Haskaj, administron sipërfaqe të tëra me lëndë narkotike në fshatin Amonic. Robert Haskaj ka mbrojtjen e Drejtorit të SHÇBA, Arben Skendo. Kështu ka përfunduar Shqipëria, e zhytur në drogë”
Nënkryetari idemokratëve Paloka akuzoi kreun e qeverisë se qëndron në krye të asaj që opozita e cilëson biznes kriminal, të 30% për çdo rrënjë kanabisi. /TV KLAN