PD për ekonominë – (2 Mars 1999)


PD për ekonominë – (2 Mars 1999)

20:30 02/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Partia Demokratike ka denoncuar sot nivelin aktual të varfërisë duke ja faturuar atë krizës së përgjithshme dhe paaftësisë së pushtetit të sotëm. Kështu demokratët kanë rinisur ciklin e vlerësimeve për qeverinë Majko.

Specialistët e ekonomisë Bode e Karamitro kanë kostatuar se është shtuar rreth 30% pjesa e popullsisë që përjeton varfëri të thellë dhe ka rënie të ndjeshme të nivelit të jetesës. Në formë më të ashpër kjo varfëri ka sjellë rishfaqjen e listave të bukës, rënien e fuqisë blerëse, emigrimin masiv të shoqëruara këto me një sërë fenomenesh të rënda sociale.

Shkaqet e varfërie ka sqaruar Karamitro janë rritja e papunësisë e inflacionit si dhe rritja e pagave me paramendim, shpërblimin e emërtesave politike dhe militantëve të pushtetit. Për daljen nga kjo krizë demokratët kanë veçuar si të vetmen alternativë zgjidhjen politike./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme