PD për Fatos Nanon – (30 Qershor 1999)


PD për Fatos Nanon – (30 Qershor 1999)

23:17 30/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gazetarja:- Zoti Nano si vini përballë elektoratit kur ju keni premtuar kthimin e parave të humbura në piramida?

Fatos Nano:- “Elektorati më ka kuptuar atëhere, vazhdon të më kuptoj edhe sot në shpjegimet në konceptet e mija dhe vazhdon të besoj që vetëm me mua mund të krijohen më shumë para”.

Kjo deklaratë e ish-kryeministrit Nano dje në Vlorë ka sjell sot reagimin e ashpër të demokratëve. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike Ridvan Bode, Nano të paktën duhet tu tregonte vlonjatëve se ç’u bë me paratë e tyre.

Ridvan Bode:- “Fatos Nano dje në Vlorë nuk shkoi për të kërkuar ndjesë për premtimin e tij dhe mashtrimin e tij. Më shumë u kujtoi rivalëve të tij të sotëm që pushteti të cilit ata i gëzohen e ka bazën tek ai premtim mashtrues i Nanos dy vjet më parë. Nano përsëri tentoi të mashtroj shqiptarët. Tu thotë atyre se është në një periudhë reflektimi. Në qoftë se shqiptaret do të besojnë përsëri premtime të tilla mashtruese atëhere nuk është faji i Nanos”.

Sipas demokratëve pyetja e depozituesve se ku kanë shkuar paratë e tyre ka filluar të marrë përgjigje nga denoncimi publik i dokumentave që dëshmojnë se ato para janë kthyer në prona e llogari bankare të atyre që u zotuan dy vjet më parë për gjetjen e grabitësve./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme