PD për Koorporatën Energjetike: Qeveria po i sjell vetëm errësirë Shqipërisë (11 Gusht 2000)
Partia Demokratike ka protestuar sot për gjendjen e rëndë energjitike në vend. Ndonëse drejtuesit e lartë të Koorporatës Energjetike kanë sqaruar se kjo gjendje vjen si pasojë e thatësirës, drejtuesit demokratë nuk e pranojnë një gjë të tillë. Sipas tyre fajtore është qeveria shqiptare e cila ka vendosur t’a fusë vendin në një errësirë totale pa pyetur pa asnjë kosto sociale ekonomike që buron nga prerja e energjisë.
Siç tha kryesori i energjetikës shqiptare, sot tha sekretari organizativ i Partisë Demokratike Ilir Bano, intesitetet alarmante të saj në themel të të cilave janë humbjet teknike dhe jo teknike, është përkeqësuar mjaft këto vitet e fundit ku humbjet janë rritur me një shifër vjetore 8%.
Partia Demokratike ka deklaruar sot se për energjetikën ka gati platformën që do t’a vërë në zbatim sapo të largohet kjo qeveri që sipas saj erdhi nga skutat e errëta të krimit dhe u solli shqiptarëve errësirën në mes të verës./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego