PD për varferinë – (15 Mars 1999)


PD për varferinë – (15 Mars 1999)

23:49 15/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Demokratët kanë akuzuar sot qeverinë për heshtjen dhe indiferencën ndaj varfërisë në vend. Pikërisht varfëria që ka përfshirë vendin u shpreh Bode në konferencën e sotme për shtyp e ka bazën tek mungesa e qeverisjes. Demokratët kanë publikuar edhe disa të dhëna ku sipas tyre në shqipëri, renditen gjysmë million të papunë e 1/3 e popullsisë jeton në minimumin e nivelit jetik.

Mungesa e kufirit minimal të ndihmës ekonomike u shpreh Karamitro shton numrin e familjeve për ndihmë për të evituar pagesën e taksave dhe tatimeve, mbi fatkeqësinë e të varfërve të tjerë real.

Për daljen nga kjo gjendje Partia Demokratike ka propozuar disa masa ekonomike si llogaritja e nivelit minimal të varfërisë, indeksimi i pagave dhe pensioneve, inkurajimi i punësimit dhe migracioni i organizuar./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme