PD: Pezullimi i Rektorit Koni, antikushtetues
Partia Demokratike e cilësoi akt antikushtetues pezullimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe komandimin në vend të tij të Bernard Dostit.
Sipas selisë blu, vendimi i marrë pa u shprehur më parë Presidenti Ilir Meta është njëherazi antiligjor dhe minon autonominë universitare.
Opozita thotë se Ministrja e Arsimit ka ngjitur në krye të Rektoratit militant partiak e pazarxhinj të pushtetit.
Tv Klan