PD: Policia hedh poshtë gënjeshtrat e Ramës e Gjiknurit, se në Dibër nuk ka drogë
“Po të kishte drogë në Dibër pse se nxorrët me foto, ku ka drogë në Dibër. Klima në Dibër nuk është e mirë për drogë.”
Kjo deklaratë e Ministrit Damian Gjiknuri, gjatë seancës plenare të së enjtes, ka ngjallur reagimin e Partisë Demokratike. Nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka tha se pretendimet e Ministrit Gjiknuri dhe Kryeministritt Rama u rrëzuan nga një aksion i policisë, që asgjësoi disa rrënjëve kanabis në dy fshtara të Dibrës paraditen e të premtes.
“Por sot policia raporton në komunikatë zyrtare se në një aksion ka asgjësuar 4780 rrënjë kanabis në zonën e Balgjës e Selishtës në Dibër. Policia hedh poshtë kështu gënjeshtrat e Ramës. Sigurisht, këto janë ndërhyrje estetike sa për show, pasi arat e parcelat me drogë të shefit të komisariatit Robert Aga nuk i prek njeri”.
Demokratët e akuzojnë Kryeministrin Rama se qëndron pas aktivitetit kriminal të kababisit, me të cilin sipas tyre u blenë edhe votat në 11 Shtator, në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës.
Tv Klan