PD prezanton platformën në Komisionin e Reformës Zgjedhore


PD prezanton platformën në Komisionin e Reformës Zgjedhore

15:58 17/05/2016

Për demokratët përdorimi i teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do t’i jepte fund shitblerjes së votës. Gjatë prezantimit të platformës së tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari, Oerd Bylykbashi tha se aplikimi i identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimi dhe numërimi elektronik  në 2017-ën do të jetë një sfidë për punën e këtij komisioni, me qëllin garantimin e një procesi të rregullt elektoral.

Mazhoranca përmes bashkëkryetarit të komisionit, Bashkim Fino, ndonëse u shpreh pro në parim të këtij propozimi, i kujtoi opozitës se një tentativë e ngjashme në 2013-ën dështoi.

Në listën e gjatë të propozimeve të opozitës është rishikimi i sistemit elektoral, çështja e financimit të partive, garantimi i lirisë së medias, kriminalizimi në nivelin e korrupsionit të shitblerejes së votës, si dhe shmangia e përdorimit të administratës në proceset zgjedhore. Gjatë mbledhjes së komisionit, demokratët ripërsëritën qëndrimin se reforma zgjedhore garanton suksesin  e çdo reforme tjetër përfshi edhe atë të drejtësisë.

Tv Klan






Të ngjashme