PD protestë kundër HEC-it në Kanionin e Holtës


PD protestë kundër HEC-it në Kanionin e Holtës

15:33 26/01/2019

Banorë të Gramshit dhe përfaqësues të Partisë Demokratike kanë vijuar protestën në Kanionin e Holtës kundër ndërtimit të HEC-it.

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi e cilësoi propagandë boshe deklaratën e Ministrisë së Energjetikës për pezullimin e kontratës koncensionare pak ditë më parë.

Sipas Malltezit, qeveria ka mashtruar qytetarët, pasi vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit është në fuqi me firme dhe vulë nga Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe drejtoresha e planifikimit të territorit.

Protesta e banorëve të zonës e mbështetur nga Partia Demokratike vjen pas pezullimit të kontratës për ngritjen e këtij HEC-i në kanionin e Holtës nga kompania “Era Hidro”.

Tv Klan






Të ngjashme