PD proteston edhe në Bruksel
Me protestën e opozitës në Tiranë për zgjedhje të lira e të ndershme është solidarizuar edhe komuniteti shqiptar në Bruksel.
Mbështetës te opozitës në kryeqytetin belg u mblodhën përpara zyrave të Komisionit Europian.
Në sheshin “Shuman” ata ripërsëritën kushtet e opozitës për krijimin e një qeverie teknike që do të garantoje zgjedhje të lira e të ndershme me 18 qershor./ TV KLAN