PD proteston ndaj vendimit të KQZ për balotazhin në Laç – (23 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Partia Demokratike ka protestuar sot ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas të cilit kërkohet të bëhet rinumërimi i votave për bashkinë e Laçit. Sipas kësaj partie, kandidati demokrat për bashkinë e këtij qyteti është fituesi i ligjshëm, dalë nga raundi i dytë i zgjedhjeve, zhvilluar më 15 Tetor.
Zyrtarë të lartë të PD, kanë deklaruar sot se një veprim i tillë, synon grabitjen e pushtetit vendor në Laç. Partia Demokratike ka deklaruar gjithashtu se do të mbrojë votat dhe është e vendosur t’i shkojë deri në fund rrugës së saj./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego