PD publikon pamjet: Policia dhunon ish-deputeten Albana Vokshi
Partia Demokratike ka publikuar disa pamje ku shfaqet ish-deputetja demokrate Albana Vokshi e rrethuar nga punonjës të policisë, pasi tentoi të kalonte perimetrin rrethues.
Selia blu thotë se ish-deputetja Vokshi u dhunua nga forcat e policisë gjatë një përplasje që pati mes policisë dhe qytetarëve.
Për të kundërshtuar prishjen e teatrit, janë mbledhur qytetarë të shumtë, aktivistë të shoqërisë civile, artistë dhe gazetarë.
Aktualisht, fadromat e IKMT-së kanë shembur godinën e Teatrit Kombëtar, ndërsa vijon me prishjen e ndërtesës së Teatrit Eksperimental. /tvklan.al