PD publikon procesverbalin për arrestimin e Seitajt
Partia Demokratike ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura nga Ministria e Drejtësisë se lidhur me ekstradimin e të dyshuarit si financier në bandën e Habilajve Nezar Seitaj nuk ka qenë në dijeni të faktit ndaj tij dhe kishin nisur hetimet në Shqipëri.
Deputeti Enkeljed Alibeaj publikoi një proceserverbal të mbajtur nga policia për arrestimin e Seitajt.
Enkelejd Alibeaj:
“Ky është procesverbali i mbajtur nga policia për arrestimin e Nazer Seitajt. Në proçesverbalin e arrestimit të financierit të drogës së Tahirit dhe Habiljave, thuhet se Nazer Seitaj u ndalua për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda më 19 Tetor 2017, pas aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan 4 ton drogë. Ky procesverbal rrëzon dekaratën e ministres së Drejtësisë se nuk e dinte që për Nezar Seitin kishte një çështje penale në Shqipëri.
Procesverbali i policisë tregon, gjithashtu se financieri i bandës Tahiri-Habilaj është arrestuar më 19 dhe jo më 20 Tetor, siç deklaron ministri i Brendshëm, i cili vetë është pjesë kyçe e skemës së Ramës për ekstradimin e dëshmitarit të vetëm të arrestuar që mund të tregonte paratë e drogës së Saimir Tahirit. Sipas ligjit shqiptar, kur një person ka një procedim penal në Shqipëri, ekstradimin e tij është i ndaluar”.
Demokratët thonë se pas këtij ekstradimi qëndron skenari i Kryeministrit për prishjen e hetimeve ku dyshohet si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës edhe ish-ministri Tahiri. Për këtë arsye opozita do të kërkojë një interpelancë me ministren e Drejtësisë.
Tv Klan