PD publikon të tjera audio-përgjime të Babales
Emërimi i Andon Markut në krye të Drejtorisë së Policisë së Fierit sipas Partisë Demokratike është shpërblimi që Kryeministri Rama i ka dhënë në këmbim të manipulimit të dosjes “Babale”, ku opozita pretendon se në të është i përfshirë vëllai i ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Për të provuar lidhjet që sipas demokratëve ekzistojnë mes dëshmitarit Fredi Alizoti e Drejtorit të Policisë së Fierit, selia blu publikoi të tjera audio-përgjime, që ajo thotë se faktojnë që Marko është nën urdhrat e Alizotit.
Sipas Partisë Demokratike, Andon Marku duhet të ishte në burg për kallëzim të rremë në prokurori për dosjen “Babale” dhe jo të shpërblehej me postin e drejtorit të Policisë së Fierit.
Tv Klan