PD: Qeveria ka braktisur investimet dhe qytetarët
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se prej tre vitesh ka braktisur investimet në infrastrukturë, ndonëse sipas saj nga qeveria e djathtë u lanë projekte dhe financime për disa akse rrugore.
Një ndër këto vepra infrastrukturore të lëna në harresë thonë demokratët është edhe rruga Korçë-Ersekë, që sipas opozitës duhet të kishte përfunduar në muajin Qershor.
“Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të banorëve të kësaj zone, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për t’i çuar deri në fund projektet e lëna gati. Sepse kjo qeveri e ka braktisur qytetarin dhe e vetmja detyrë e synim e kësaj qeverie është është pasurimi me taksat e shqiptarëve, është pasurimi i narkotrafikantëve. “
Demokratët thonë se lënia në mes e rrugës Korçë-Eersekë, i shkakton një kosto të madhe financiare fermerëve të zonës dhe 20 mijë banorëve të rrethit të Kolonjës.
T v Klan