21:01 29/04/2014Opozita ka paraqitur në Konferencen e Kryetarëve një amendament për amnistinë ku të përjashtohej nga falja hetimi për blerjen e votave në Korçë. Duket se Konferenca e Kryetarëve nuk ka marrë një vendim të qartë lidhur me këtë çështje dhe kjo për kreun e deputetëve demokrat Edi Paloka është shkelje e ligjit dhe Kushtetutës. Paloka denoncoi edhe futjen në kalendar të ndryshimeve për statusin e Nëpunësit civil dhe moszhvillimin e seancës plenare për këtë javë.