PD: Rama dhe Veliaj fshehën korrupsionin me Unazën


PD: Rama dhe Veliaj fshehën korrupsionin me Unazën

16:33 01/11/2020

“Personave të përfshirë iu dhanë poste politike”

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Veliaj se bënë gjithçka për të fshehur atë që e quajnë afera korruptive e ndërtimit të Unazës së madhe të kryeqytetit. Zëdhënësja Ina Zhupa thotë se asnjë nga zyrtarët e përfshirë në këtë çështje nuk u dënua, madje u promovuan në poste politike.

Përkundrazi ata janë promovuar, ata drejtojnë fushatën e Partisë Socialiste në qarqe të ndryshme, në Tiranë, në Vlorë ish drejtori është bërë nënkryetar i Bashkisë Vlorë, sepse Rilindja ka këtë model, të promovojë ata që vjedhin më shumë qytetarët shqiptar”.

Në një tjetër deklaratë për mediat kreu i Forumit Rinor Demokrat, Belind Këllici akuzoi kryebashkiakun Veliaj se inauguroi godinën e njësisë administrative të Baldushkut, por ajo sot nuk funksion.

Një godinë që edhe në videon e promovuar nga ai vetë nuk i gjen dot funksionin, është tërësisht jashtë funksionit. Për rikonstruksionin e kësaj godine janë paguar plot 40 milion lekë. Me këto lekë në mes të pandemisë mund të ishte dhënë asistencë ose ndihmë ekonomike për më shumë se një mijë familje”.

Demokratët thonë se me këto para mund t’u ishte ardhur në ndihmë familjeve që sot jetojnë në çadra për shkak se shtëpitë iu prishën nga tërmeti.

Tv Klan






Të ngjashme