PD: Rama e do drejtësinë për të mbrojtur kriminelët
Demokratët akuzuan nga salla e Kuvendit Kryeministrit Rama se, përmes Reformës në Drejtësi po tenton kapjen e këtij sistemi. Opozita thotë se sulmi ndaj gjyqtarit, që pezulloi nga detyra Drejtorin e Policisë së shtetit, Haki Çakon është dëshmi se Kryeministri e do drejtësinë për të mbrojtur veten dhe kriminelët e veshur me pushtet.
Flamur Noka tha se pas presionit që Kryeministri ka nisur ndaj institucioneve të drejtësisë, fshihet frika për megaaferën e përgjimeve.
Për Nënkryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi formula e votimit të drejtuesve të rinj në sistemin e drejtësisë, përmes 2/3 e votave, e fut në ngërç sistemin e drejtësisë.
Ngërçi i vetëm, sipas opozitës, është mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, për të cilin thotë se mbështet variantin e vendeve të rezervuara propozuar nga Komisioni i Venecias.
Tv Klan