PD: Rama e Nikolla përgjegjës për braktisjen e arsimit


PD: Rama e Nikolla përgjegjës për braktisjen e arsimit

14:17 05/08/2018

Në vijim të akuzave pas braktisjes së arsimit vendas në 4 vjet nga 133 mijë fëmijë e studentë demokratët shohin si të vetmit përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Arsimit.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT-i opozita i sheh si dështim të arsimit në Shqipëri dhe si dëmin më të madh historik për të ardhmen e vendit.

Arsyeja e braktisjes së shkollave dhe universiteteve për selinë blu qëndron tek rënia e cilësisë së mësimdhënies dhe ulja e investimeve në arsim.

Partia Demokratike thotë se pas ardhjes në pushtet do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë duke i dhënë mundësinë çdo të riu të ndjekë studimet, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjes së tij.

Tv Klan






Të ngjashme