PD: Rama e Tahiri, krerët e kartelit të drogës
Demokratët e shohin si të bërë njësh me kartelin e drogës kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, të cilët i rrahin shpatullat njëri-tjetrit sot, edhe pse një ditë më parë thotë Arben Ristani nuk patën asnjë reagim për raportin e monitorimit të Guardia di Finanza për sipërfaqet e mbjella me kanabis.
Dëshmi, sipas demokratëve që kryeministri dhe ministri i tij nuk po luftojë drogën dhe trafikantet por opozitën që e denoncon dhe prokurorinë që heton rastet e trafikut që vijnë çdo ditq.
Arben Ristani:
Çdo ditë, nga Ura e Tapizës e deri në Fushë-Krujë, në orët e para të mëngjesit, dhjetëra gra e fëmijë transportohen me furgonë në malet e Krujës për të përpunuar hashashin. Nxënësit e shkollave helmohen me drogën që është bërë e pranishme kudo. Banditët ju presin rrugën prokurorëve dhe policia hesht. Asnjë trafikant nuk është në pranga. Mbrëmë policia me urdhër të Tahirit fshehu ndalimin e Qefalive me 50 kilogramë kanabis të tharë, dhe vetëm pas denoncimit të PD, u detyrua të japin informacion.
Demokratet zgjidhjen e shohin tek largimi i Edi Ramës. /TV KLAN