PD: Rama hesht 10 ditë pas grabitjes
Partia Demokratike, kritikoi heshtjen e Kryeministrit Edi Rama për grabitjen në Rinas.
Sipas saj, kur kanë kaluar 10 ditë, nuk ka ende një reagim të kreut të qeverisë, për atë që PD e cilëson si rënie të sigurisë kombëtare dhe pushtim me armë të aeroportit të vetëm ndërkombëtar.
Demokratët akuzojnë edhe Policinë e Shtetit për mungesën e reagimit në kohë, për parandalimin e ngjarjes apo kapjen e grabitësve.
Tv Klan