PD: Rama hesht për skandalin e fotos me Obamën


PD: Rama hesht për skandalin e fotos me Obamën

16:01 06/07/2016

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë të hetojë me seriozitet akuzat e saj ndaj Kryeministrit Rama, se ka paguar 80 mijë dollarë për një foto me Presidentin Obama. Demokratët thonë se për këtë ngjarje po shkruajnë mediat më të mëdha botërore.

“Mbarë globi e di sot dhe tregon me gisht Edi Ramën, pasi mediat më prestigjioze ndërkombëtare kanë raportuar për krimin federal që po hetohet nga FBI, krim i investuar nga shefi i rilindjes”, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka

Ndër të tjera ai ka shtuar: “Ndërkohë Rama vazhdon të heshtë, nuk jep asnjë shpjegim dhe sulmon opozitën dhe mediat më në zë në botë si të blera.”/Tvklan

 






Të ngjashme